Reshjet e shiut rrisin nivelet e lumenjve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e vazhdueshme të shiut që kanë kapluar të gjithë vendin kanë rritur dukshëm nivelin e lumenjve. Edhe pse deri më tani nuk është raportuar për përmbytje të sipërfaqeve të mëdha bujqësore apo objekteve, përpos një fermë në një fshat të Manastirit dhe një sipërfaqe të vogël tokë bujqësore, nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se ekziston frika se diçka e tillë mund të ndodhë, duke qenë se moti më shi do të jetë edhe ditët në vazhdim.

Gjendja paraqitet më delikate tek lumenjtë në pjesën perëndimorë të vendit, andaj nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve apo burimeve të tjera ujore.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe druve të rrëzuar nga shiu i ngrirë, për disa herë u bllokua rruga Gostivar – Mavrovë.

“Në rrugën drejt Mavrovës dhe Dibrës komunikacioni realizohet më vështirësi në kushte dimri, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dhe drunjëve të thyer. Ekipet e Ndërmarrjes Publike “ Rrugët e Maqedonisë” ndodhen në terren duke punuar në mënyrë intensive për mënjanimin e pengesave. Në rajonin e Gostivarit rreshjet e shiut janë më intensive, andaj kini kujdes maksimalisht në këto zona, sepse ekziston rrezik real për dalje nga shtrati të rrjedhave ujore më të vogla”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Advertisement

Moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë në vend edhe gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa nga dita e martë do të ketë ulje të temperaturave.

“Edhe gjatë ditës së nesërme do të mbaje mot me reshje shiu të cilat në disa pjesë të vendit do të jenë më të bollshme dhe më të rrëmbyeshme. Do të fryjë mesatarisht, ndërsa në vendet më të larta here pas herë do të ketë erë më të fuqishme në drejtimin jug-perëndimorë. Nga dita e martë pritet ulje e temperaturave, më reshje shiu lokale, ndërsa borë do të ketë në disa male dhe vende më të larta dhe kjo do të vazhdojë edhe pas të mërkurës. Kështu që të mërkurën dhe të premten reshjet e borës do të jenë më intensive. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesën perëndimorë të vendit. Pritet që niveli borës të rritet”, deklaroi Lence Rizova – Enti Hidrometeorologjik.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të shoqëruara me mjegull dhe shi, sot qendra për ski në Kodrën e Diellit nuk do të funksionojë, informojnë nga Qendra për Skijim në Kodrën e Diellit./Alsat/

Reshjet e shiut rrisin nivelet e lumenjve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy