Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, sot para hyrjes në Kuvend, për seancën e mosbesimit të Qeverisë, tha se partia e tyre ka parime konzistente politike dhe se këto parime i realizon konform funksionimit politik.

Ai deklaroi se katër deputetët e Alternativës, sot do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Atë që e kam thënë është qëndrim i Alternativës, se ne asnjëherë nuk do të jemi në një listë të përbashkët me njerëz të cilët janë antishqiptar, anti Nato, anti BE”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se opozita e ka obligim ta rrëzojë Qeverinë, ndërsa ka folur edhe për kërcënimet që i ka marrë në momentin kur ka dalë të kundërshtojë marrëveshjen ku përfshihej edhe “E majta”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se të gjitha ato i ka dërguar në polici./Telegrafi/

The post Rexhepi: Do të votojmë për ta rrëzuar Qeverinë e Zaevit appeared first on Telegrafi.