Rexhepi: Në parim Lëvizja Besa është kundër propozimit të Zaevit për qeveri të zgjeruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Besa në parim nuk e mbështet idenë e kryeministrit Zaev për Qeveri të Zgjeruar. Kastriot Rexhepi për TV21, tha se Qeveritë e zgjeruara ku përfshihen të gjitha subjektet politike janë në raste krize.

Ai tha se opozita është një faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast nuk do të kemi opozitë.

“Mendojmë që Qeveritë e zgjeruara ku përfshihen të gjitha subjektet politike zakonisht janë në raste krize kur nuk funksionojnë institucionet apo kur është rasti për krizë më të madhe. Për momentin nuk është ajo gjendje kështu që nuk shohim arsye, pse përveç se shprehet një vullnet të për kyçjen edhe subjektet tjera dhe mendojmë që opozita është faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast do të kishim ngel pa opozitë”, deklaroi për TV21, Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.

Rexhepi: Në parim Lëvizja Besa është kundër propozimit të Zaevit për qeveri të zgjeruar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy