Deputeti i partisë Alternativa, Skender Rexhepi-Zejdi, sonte ka folur në lidhje me shumicën e re në Kuvend, dhe nëse ai do të votojë për rrëzimin e Qeverisë.

Në paraqitjen e tij për “ClickPlus” në TV21, Rexhepi tha se është mashtruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Rexhepi deklaroi se Sela i ka thënë se deputetët e partisë “E Majta” nuk do të jenë pjesë e shumicës së re.

“Zijadin Sela më tha se nuk bëhet fjalë që ‘E majta’ të jetë pjesë e kësaj maxhorance. Mendova se BESA dhe PLD do të jenë në këtë shumicë, u mashtrova. Njerëzit që më kanë votuar nuk më kanë dhënë mandat që të ulem në të njëjtën tavolinë me ‘Të majtën’, e cila është një parti antishqiptare, anti-NATO dhe anti-BE”, tha Rexhepi.

Seanca për votëbesimin e Qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00, ndërsa nga partitë opozitare thonë se e iniciativa për rrëzimin e Qeverisë do të mbështetet nga më shumë se 61 deputetë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rexhepi: U mashtrova, më thanë se në shumicën e re nuk do të jenë deputetët e “Të Majtës” appeared first on Telegrafi.