Sela: Lista e nënshkrimeve është për rrëzimin e qeverisë, qeveria u shndërrua në regjim hibrid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sela: Lista e nënshkrimeve është për rrëzimin e qeverisë, qeveria u shndërrua në regjim hibrid

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se lista e nënshkrimeve është listë për rrëzimin e qeverisë.

“Ideja bazë e rrëzimit të qeverisë është rrëzimi i një qeveria e cila u shndërrua në regjim hibrid dhe ideja bazë e shumicës së re është që qytetarët t’i bëjë më të lirë”, u shpreh Sela.

Ai tha se akuzat e Skënder Rexhepit se ka mashtruar atë në lidhje me nënshkrimin nuk qëndrojnë dhe se nuk dëshiron të hyjë në detaje.


Rexhepi për rrëzimin e Qeverisë: Jam për rrëzimin e qeverisë por jo edhe me deputetët e partisë “E majta”

Advertisement

Në pyetjen nëse nisma e opozitës nuk kalon në çfarë pozite do të jetë partia e tij dhe opozita shqiptare, Sela tha se qytetarët s’janë të lirë dhe se ai do të bëjë gjithçka.

“Ne jemi të vetëdijshëm për shumëçka, por më tepër jemi të vetëdijshëm se populli që unë përfaqësoj s’është i lirë, i frikësuar dhe liria e tij është në treg, blihet, kërcënohet shtantazhohet dhe natyrisht në një situatë të tillë unë do të bëj gjithçka”, tha Sela./Telegrafi/

Advertisement

 

Sela: Lista e nënshkrimeve është për rrëzimin e qeverisë, qeveria u shndërrua në regjim hibrid shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy