Rezultatet e para në Komunën e Bogovinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rezultatet e para në Komunën e Bogovinës

Komuna e Bogovinës është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Besnik Emshi nga BDI dhe Albon Xhemaili nga ASH/AA. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Me 30,02% të votave të numëruara, me 1.888 vota është në avantazh kandidati i BDI, kundrejt Albon Xhemailit të ASH/AAA me 1183 vota.

Në këtë komunë dalja ka qenë 35,58%, apo 10.068 qytetarë që kanë votuar, nga 28,307 gjithësejt me të drejtë vote.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/

Advertisement

Rezultatet e para në Komunën e Bogovinës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy