Komuna e Zhelinës ishte ndër komunat ku kishte garë shumë të ngushtë ndërmjet dy kandidatëve nga Lëvizja Besa dhe BDI.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa në rrethin e dytë siguroi 5.171 të votave (49.96%), ndërkaq Fatmir Izairi nga BDI kishte 5.102 vota (49.29), ose me 69 vota dallim.

Kandidati nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi sot u shpreh se ka parregullsi dhe se për këtë kanë parashtruar ankesë në KSHZ, ndërkaq kundërkandidati i tij, nga Lëvizja Besa, Blerim Sejdiu, reagoi duke thënë se parregullsitë janë bërë nga BDI dhe se rezultatet zgjedhore tashmë janë vulosur.

Më poshtë i keni dy deklaratat të dy kandidatëve të Komunës së Zhelinës të cilët ishin kundërshtarë për në krye të komunës edhe në vitin 2017.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rezultati në Komunën e Zhelinës ashpërson retorikën ndërmjet dy kandidatëve appeared first on Telegrafi.