Sejdiu e fiton Komunën e Zhelinës me 70 vota dallim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sejdiu e fiton Komunën e Zhelinës me 70 vota dallim

Komuna e Zhelinës është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Fatmir Izairi nga BDI dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me 99,98% të votave të numëruara, me 5.100 vota ka humbur kandidati i BDI Fatmir Izairi, kundrejt Blerim Sejdiu të Lëvizjes Besa me 5.170 vota.

Në këtë komunë dalja ka qenë 41,84%, apo 10242 qytetarë që kanë votuar, nga 24485 gjithësejt me të drejtë vote.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/

Advertisement

Sejdiu e fiton Komunën e Zhelinës me 70 vota dallim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy