Rihapet ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rihapet ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë

Në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me nikoqirin e tij, Dmitro Kuleba. Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak javësh, njoftojnë nga MPJ.

Temë qëndrore e bisedimeve, theksojnë nga MPJ, ishte agresioni ushtarak ndaj Ukrainës dhe pasojat e tij në shtetin dhe popullin ukrainas, por edhe më gjerë. Bashkëbiseduesit u dakorduan se është fjala për shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe për sulm të rëndë të paprovokuar ndaj sovranitetit të një vendi, por edhe tentim serioz që të shkatërrohen themelet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

“Liria e Maqedonisë së Veriut dhe e çdo vendi tjetër evropian, sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton të gjithë respektin, ndihmën dhe mbështetjen”, deklaroi Osmani, duke spjeguar se shteti që nga fillimi i është bashkëngjitur të gjitha masave sanksionuese ndaj Federatës Ruse.

U bisedua edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve, ndikimin e luftës së Ukrainës në këtë kontekst dhe nevojën që ky proces ta marrë vëmendjen e shtuar, në përputhje me dinamikën e re gjeopolitike dhe të sigurisë.

Advertisement

Gjatë qëndrimit në Kiev, Ministri, Osmani e rihapi Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, me çka e njëjta u vendos në funksion të plotë.

“Ky nuk është vetëm mesazh simbolik, por shprehje thelbësore e miqësisë dhe solidaritetit me popullin dhe shtetin ukrainas”, deklaroi Osmani./Telegrafi/

Advertisement

Rihapet ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy