Rikonstruktohen rrugët brenta Kopshtit Zoologjik të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit filloi me rikonstruksionin e korsive të Kopshtit Zoologjik.

“Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Bashkisë së Shkupit, sot filluan me rikonstruksionin e një pjese të korsive në Kopshtin Zoologjik – Shkup”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Ata shtojnë se ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” sot filluan heqjen e pllakave të dëmtuara të bekatonit, gjë pas së cilës do të vijojë asfaltimi dhe rikonstruksioni i sipërfaqes prej rreth 200 metra katrorë.

“Bashkia e Shkupit në periudhën e ardhme së bashku me Kopshtin Zoologjik – Shkup do të vazhdojë të realizojë një sërë aktivitetesh që do të përmirësojnë kushtet e habitateve të kafshëve, si dhe infrastrukturën që do të mundësojë kushte më të mira për vizitorët e Kopshti Zoologjik të Shkupit”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

 

Rikonstruktohen rrugët brenta Kopshtit Zoologjik të Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy