Rikthehet reklamat shtetërore në televizionet private, deputetët miratuan ligjin për ASHMAA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rikthehet reklamimi shtetëror në televizionet private pasi deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Ndryshimet në fakt fshijnë nenin 102, ku thuhet se “organet shtetërore, organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike, si dhe personat juridikë me kompetenca publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore nuk mund të parashikojnë mjete për informimin dhe njohjen e publikut me shërbimet apo aktivitetet e tyre nëpërmjet transmetuesve privatë”.

Me këtë ndryshim nuk ka më pengesë ligjore për reklamimin e Qeverisë dhe komunave në transmetuesit privatë dhe për fushatat reklamuese me interes publik shuma “0.1 për qind e buxhetit të shtetit nga të ardhurat tatimore të përcaktuara në llogarinë e miratuar përfundimtare të buxhetit”.

Të pesë televizionet private kombëtare pritet të marrin së paku dy milionë euro nga fushatat shtetërore të Qeverisë, e cila sipas ligjit duhet të zhvillojë të paktën një fushatë shtetërore në vit.

Advertisement

Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin të gjitha organizatat gazetareske, SHGM Sindikatat e Gazetarëve të cilët besojnë se kjo do të nënkuptojë ndikim partiak dhe varësi e mediumeve./Telegrafi/

Rikthehet reklamat shtetërore në televizionet private, deputetët miratuan ligjin për ASHMAA shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy