Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i BE-së në Shkup Michalis Rokas, sot në Ohër e vlerësoi pozitivisht Raportin e Parlamentit Evropian, duke thënë se ai jep mbështetje për procesin integrues të shtetit dhe procesit reformues, sidomos reformat në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet shteti.

Në lidhje me nenet kontestuese në Raport për identitetin dhe gjuhën, ai tha se Parlamenti Evropian është institucion i pavarur që sjell vendime politike në pajtim me procedurat e brendshme.

“Më e rëndësishme është të theksohet se identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese. Identiteti dhe gjuha mbrohen më mirë me anëtarësim të plotë në BE”, tha Rokas.

The post Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy