Romët e keqtrajtuar nga policia fitojnë në gjykatën e Strasburgut, Maqedonia duhet t’u paguajë nga 7.500 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur në të mirë të dy paditësve rom, të përfaqësuar nga ana e Qendrës evropiane për të drejtat e romëve (QEDR), të cilët kanë qenë të keqtrajtuar nga ana e policisë në Shkup, në vitin 2014.

Siç njoftoi QEDR, Gjykata e Strasburgut ka konstatuar se policia e RMV nuk ka kryer hetim efektiv mbi brutalitetin e policisë kundër romëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, Gjykata nuk kishte gjetur baza për të gjykuar që kjo ishte çështje e brutalitetit të policisë ose se çështja ishte e motivuar me racizëm.

Gjykata e Strasburgut e ka urdhëruar Qeverinë e Maqedonisë, që qytetarëve rom të cilët tani janë të moshës 23 dhe 19 vjeçare, t’u paguajë shumë prej 7.500 eurove.

Advertisement

Sipas kryetarit të QEDR Gjorgje Jovanoviq, është shqetësuese që e drejta e romëve nuk mund të arrihet në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Romët e keqtrajtuar nga policia fitojnë në gjykatën e Strasburgut, Maqedonia duhet t’u paguajë nga 7.500 euro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy