“Është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushëm premtimet dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Kështu thotë ministri gjerman për Evropën Michael Roth, i cili sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane.

“Koha e fundit që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, ka shkruar Roth.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, siç njoftuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Roth sot do të realizojë takim me zv.kryeministrin Nikolla Dimitrov, me të cilin do të diskutojë për tejkalimin e sfidave dhe perspektivave për miratimin e kornizës negociuese, në mënyrë që RMV të fillojë negociatat për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Roth: Është koha e fundit që BE të mbajë premtimin për Shkupin dhe Tiranën shkruan Telegrafi.