Roth: Tani nuk është koha për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth thotë se tani nuk është koha për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Ai tha se së pari duhet të zgjidhen kontestet bilaterale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rruga drejt nisjes së bisedimeve, thotë Roth, është e gjatë me shumë negociata.

Ndryshe, vendet anëtare të BE-së sot debatuan për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bullgaria dha dritë të gjelbër për Shqipërinë, por jo edhe për Maqedoninë./Telegrafi/

Advertisement

Roth: Tani nuk është koha për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy