Një tridhjetë e dy vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vrarë në qytetin gjerman të Essenit. Ai vdiq pas një debati me dy eritreanë. Zënka është shndërruar në përleshje fizike në të cilën shtetasi i RMV-së është rrahur me një shishe birre, raporton Bild.de.

Një dëshmitar i ngjarjes ka dhënë ndihmën e parë dhe ka tentuar të ringjallë të plagosurin, i cili tashmë ishte pa ndjenja, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.

32-vjeçari nga RMV vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra, konfirmoi zëdhënësi i policisë për Bild.

Pas obduksionit është konstatuar se shtetasi i RMV-së ka ndërruar jetë si pasojë e sulmeve nga objekti i mprehtë, gjegjësisht nga shishja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria në Essen po heton rastin. Nuk ka detaje se çfarë e shkaktoi sherrin që çoi në vdekje.

The post Rrahje në Gjermani, ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.