Nga të shtënat në Beograd është plagosur një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Beograd është plagosur edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut D.L. (21).

Siç raportojnë mediat serbe, shtetasi i Maqedonisë është viktimë krejtësisht aksidentale nga të shtënat me armë zjarri, ku mbeti i plagosur A.P. (26).

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, ndërsa shtetasi RMV-së ka marrë plagë me armë zjarri në shpinë.

Siç njofton “Informer”, objektiv i sulmit ka qenë A.P., ndërsa D.L. ka qenë në vendin e gabuar dhe është plagosur në dy vende nga plumbat e shkrepura. A.P. kishte deri në 12 kallëzime penale dhe dosje policore. Për të ishte lëshuar edhe një urdhërarrest.

Advertisement

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve fillestare nuk kanë rrezik për jetën./Telegrafi/

Nga të shtënat në Beograd është plagosur një shtetas i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy