Shpërthimi në fabrikën sllovene “Melamine”, njëri nga viktimat është shtetas i Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mesin e pesë personave të vdekur nga shpërthimi i djeshëm në fabrikën e produkteve kimike “Melamine” në qytetin slloven Koçevje, është edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, raportojnë mediat sllovene.

Sipas Departamentit të Policisë së Lubljanës, nga katër të vdekurit e tjerë, dy janë sllovenë dhe dy janë shtetas të Bosnës dhe Hercegovinës.

Sipas policisë sllovene, të vdekurit “ende nuk janë identifikuar, por dihet se tre prej tyre janë të huaj”.

Shefi i Departamentit të Përgjithshëm të Krimit në SIA të Lubljanës, Walter Zrinski, tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse shkaku i shpërthimit ka qenë gabim njerëzor.

Advertisement

“Policët për zbarthje të krimit vazhdojnë të bëjnë mbikqyrje të vendit të ngjarjes për t’i ndihmuar mjekët ligjorë të përcaktojnë shkakun e saktë që ka çuar në këtë ngjarje fatkeqe”, tha Zrinski, duke shtuar se kur të kenë “përfundime të sakta” nga të gjeturat do ta informojnë Prokurorinë Publike kompetente.

Shpërthimi në Koçevje, një qytet me rreth 8,000 banorë në jug të Sllovenisë, ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm, pas së cilës autoritetet lokale këshilluan menjëherë banorët që të mbyllnin dritaret dhe të mos dilnin jashtë, megjithëse theksuan se nuk kishte rrezik për ndotje të mjedisit.

Fabrika e Melaminës u themelua në vitin 1954 dhe punëson rreth 200 punëtorë dhe është emëruar sipas kimikatit që prodhon për të mbuluar dyshemetë dhe mobiljet.

Shpërthimi në fabrikën sllovene “Melamine”, njëri nga viktimat është shtetas i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy