20 shtetas të Maqedonisë së Veriut nuk dëshirojnë të largohen nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 120 qytetarë të tanë në Ukrainë rreth 80 përqind janë evakuuar, tha sot ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Janë 8 shtetas që kërkojnë evakuim, katër prej tyre janë shtetas tanë, 4 të tjerët janë ukrainas që kanë lidhje familjare me vendin tonë. Janë edhe 20 persona të tjerë që nuk kërkojnë evakuim, do të përmendi familjen me shkronjën T e cila ka tre persona ka vetura, por nuk duan të evakuohen, edhe familja A me tre persona…”, tha Osmani.

Ai theksoi për 20 të tjerët nuk do të bëjnë asnjë përpjekje për t’i evakuuar, derisa të marrin  kërkesë prej tyre që duan të evakuohen.

Osmani tha gjithashtu se nuk pret të jetë i madh numri i refugjatëve nga Ukraina që do të vinin në vend, por siç thotë ai, nëse kjo ndodh nuk përjashtohet mundësia që të krijohen kapacitete shtesë të improvizuar për kujdes.

Advertisement

Ministri i Jashtëm gjithashtu njoftoi se Evgenija Ilievska është ambasadorja e re në Bratislavë të Sllovakisë.

Osmani theksoi se Ilievska është një diplomate ne karrierë e cila deri më tani ka qenë në misionin e OSBE-së./Telegrafi/

20 shtetas të Maqedonisë së Veriut nuk dëshirojnë të largohen nga Ukraina shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy