minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Rreth 600 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e Maqedonisë - Struga.info


Rreth 600 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nëpër të gjithë kovid qendrat të vendit janë shtruar 331 pacientë me koronavirus, ndërsa numri i total i personave të infektuar me Kovid-19 nëpër repartet infektive në të gjithë vendin është 594 dhe janë në dispozicion 520 shtretër të lirë. Ndërsa, në qendrat kovid të qytetit të Shkupit, vetëm në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj, kurse, gjithsej janë 263 të infektuar me Kovid-19.

“Në bazë të raporteve ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë shtruar 14 pacientë, në Shtip 37, në repartin e infektivit në Tetovë 20 të sëmurë, Veles 35, Kumanovë 43. Në kovid qendrën e Ohrit janë hospitalizuar 45 të infektuar me Kovid-19, në Prilep 19, Gostivar 18, Strugë 21, Strumicë 23, Koçan 7, Kërçovë 8, Kavadar 24, Gjevgjeli 4, kurse në Dibër 13 persona pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qyteti i Shkupit vazhdon të jetë epiqendra e Kovid-19, ku vetëm në pesë ditët e fundit janë infektuar 992 persona, ndërsa më pas vijon Kavadari me 136 të infektuar, ndërsa i treti me radhë është qyteti i Ohrit me 88 persona të infektuar me kovid-19 në vetëm pesë ditë.

The post Rreth 600 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy