Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,03 % në raport me vendimin e datës 19.6.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,465 %, te nafta për 2,506 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,274 % dhe te mazuti rritja është për 1,512%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,309%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,022 den/kg dhe do të jetë 41,007 den/kg.

Advertisement

Nga data 27.6.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
– Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,007 (denarë/kilogram)

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy