Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,33 %.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 den/l.

Nga data 26.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EUROSUPER BS – 95 85,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mazut М-1 SU 44,776 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.