Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.05.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2.00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 1,079 den/kg dhe tani do të jetë 36,529 den/kg.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 16.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 73,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 66,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 65,00 (denarë/litër)

Advertisement

Mazut М-1 SU do të shitet për 36,529 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

The post Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy