Rriten çmimet e ushqimeve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e disa produkteve muajt e fundit janë rritur për 50 për qind. Rritja për çdo ditë vërehet në produktet bazë si mielli, sheqeri dhe kripa, të cilat janë rritur për 20 % krahasuar me një vit më parë. Ekspertët e ekonomisë kërkojnë që autoritetet të marrin masa për të zbutur ndikimin ndaj qytetarëve. Në vend të ngrirjes së çmimeve, të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore nga 18 në 5 për qind dhe të subvencionohen kompanitë që për shkak të rritjes së energjisë, rrisin çmimet e produkteve.

Nga Ministria e Ekonomisë mbeten në qëndrimin se, nëse duhet do të merren masa, por për momentin po ndiqet situata.

“Ministria e Ekonomisë e ndjek lëvizjen e çmimeve të produkteve elementare ushqimore që i publikon Enti Shtetëror i Statistikës”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë. Për komunitetin e biznesit, çmimet e produkteve po rriten për shkak të rritjes globale të çmimeve në botë. Ngrirja e çmimeve mund të jetë vetëm për produktet bazë, por jo edhe për të tjerat, sepse do të ndikojë negativisht në ekonomi, pohojnë nga Oda ekonomike.

“Një ekonomi e vogël si e jona nuk mund të ndikojë shumë në këto zhvillime që kanë përmasa të mëdha, ngrirja e çmimeve do të ndikojë negativisht ndaj ofertës respektivisht do të ndikojë ndërprerjen e shpërndarjes së shumë produkteve”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Advertisement

Çmimi i vajit për ushqim sërish sillet nga 90 deri në 100 denarë, qumështi 50 deri 60 kurse sheqeri 40 deri 47. Nga fillimi i vitit paga mesatare në vend është rritur për vetëm 370 denarë dhe tani arrin në 28.642 denarë. Shporta konsumatore për një familje katër anëtarëshe arrin 34.000 denarë në muaj./Alsat/

 

Rriten çmimet e ushqimeve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy