Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të e angazhoi ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski t’i ndërmarrë të gjitha aktivitet e nevojshme për realizim të rritjes së rrogave për të punësuarit në MPB në vlerë prej pesë për qind, duke filluar me rrogën e shtatorit 2022.

Siç thuhet në njoftim, Qeveria solli konkludim të këtillë pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se në buxhetin e MPB-së për vitin 2022 janë paraparë mjete për rritjen e këtillë prej muajit shtator dhe me qëllim që të bëhet ndryshim në vendimin për vlerën e pikëve.

Në fillim të mbledhjes, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat me një minutë heshtje i nderuan viktimat e tërmetit katastrofik në Shkup më 26 korrik të vitit 1963.

The post Rriten për 5% pagat për të punësuarit në MPB Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";