Komuna e Tetovës rrit pagat për të punësuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tetovës sot nënshkruaji ndryshimet e marrëveshjes kolektive me të cilën paga në mënyrë lineare rritet për 2,800 denarë për të gjithë të punësuarit në këtë komunë.

Nga muaji i ardhshëm të punësuarit në Komunën e Tetovës do të marrin page më të lartë prej 2,800 denarë. Lajmin e bëri të ditur Kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami. Rritje e pagës sipas Kasamit vlen për të gjithë të punësuarit në komunë, përveç atyre të cilët tani më kanë pasur rritje në bazë të rritjes së pagës minimale.

“Tani në kushtet e krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve të jetesës, nënshkruam ndryshimet e marrëveshjes kolektive me të cilën paga në mënyrë lineare rritet për 2,800 denarë. Ne plotësojmë nevojat e punëtorëve dhe kërkesat e tyre për një jetë më dinjitoze në këtë kohë krize me të cilën përballemi të gjithë. Me punonjësit e motivuar dhe të vlerësuar ne krijojmë një proces pune i cili rezulton në shërbim efikas më të mirë dhe cilësor për qytetarët e komunës tonë”, tha Bilall Kasami, kreu i Tetovës.

Ai njoftoi se marrëveshja është nënshkruar dhe nga muaji i ardhshëm do të nis kalkulimi konform kësaj marrëveshjeje kolektive.Kasami komuna momentalisht ka rreth 340 të punësuar, ndërsa kjo marrëveshje buxhetit të komunës do i kushtojë një milion e dyqind mijë denarë në bazë mujore me të gjithë kontributet. Edhe pse do të ketë rritje të pagave Kasami njoftoi se nuk do të ketë tërheqje të projekteve, pasi sipas tij, pjesa e pagave është e paraparë, ndërsa për në fund të vitit do të rishqyrtohet çdo gjë.

Advertisement

Komuna e Tetovës rrit pagat për të punësuarit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy