Rritet inflacioni në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut arriti në 14.2 për qind në muajin gusht, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftim, indeksi i çmimeve me pakicë në gusht shënoi rritje prej 14,2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa indeksi i kostos së jetesës u rrit për 16.8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, indeksi i kostos së jetesës në gusht në krahasim me muajin paraprak ishte 101.3, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë 100.6.

Në gusht, krahasuar me korrikun, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut u rrit për shërbimet e akomodimit 27,6 për qind dhe ngrohjes qendrore 14.2 për qind.

Advertisement

Rritje prej 6.4 për qind është shënuar te buka dhe drithërat, frutat e freskëta 3.8 për qind, qumështi 3.6 për qind dhe mishi 2.5 për qind, transporti i udhëtarëve me 2.6 dhe birra me 1.2 për qind.

Rënie e indeksit të kostos së jetesës në gusht 2022, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar te vaji dhe yndyrat me 4.1 %.

Në muajin gusht rënie e indeksit të kostos së jetesës është vërejtur edhe tek karburantet dhe lubrifikantët për mjetet e transportit për 10.9%, karburantet e lëngëta për amvisëri me 10.3%, transporti ajror për 5.3%./Telegrafi/

Rritet inflacioni në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy