Rritet numri i të prekurve nga kanceri i gjirit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zorica Haxhievska i ka mbijetuar dy herë kancerit të gjirit. Fillimisht kanceri te ajo ishte shfaqur në moshë të re në gjirin e djathtë ndërsa 18 vite më vonë, pas shërimit total, përsëri kanceri ishte paraqitur në gjirin tjetër. Në muajin e ndërgjegjësimit të popullatës mbi kancerin e gjirit, përmes historisë së saj, ajo përcjell mesazhin deri tek të gjithë të prekurit se nëse diagnostikimi dhe trajtimi është në kohë, kjo sëmundje parandalohet dhe shërohet.

“Herën e parë kur më thanë se kam kancer në gji, mendova se është fundi i botës. Hera e dytë ishte ende më e frikshme, thash njëherë e kalova, tani çfarë do bëj mbarova. Por nuk është kështu! Unë pas 22 viteve nga operimi i parë ende funksionoj, mundohem të ju ndihmoj grave të cilat e kanë këtë sëmundje. 5:27 DY herë në javë shkojë në Klinikën e Onkologjisë, Torakale dhe në Hematologji kohë pas kohe i vizitojmë pacientët për të ju dhënë asgjë sepse të gjithë frikësohen por ne ju themi se ky nuk është fundi”- deklaroi Zorica Haxhievska, Paciente, aktiviste në shoqatën “Borka”.

Onkologu Ilir Ismaili thotë se viteve të fundit ka rritje të të prekurve nga kanceri i gjirit.

“Në Maqedoni kemi nga 650-750 raste të reja të diagnostikuara. Këtu hyjnë të gjithë stadet e karcinomit të gjirit që nga stadium i parë i sëmundjes deri në atë të katërt. 7:58 Çdo ditë na vijnë pacientë të ri, minimum çdo ditë kemi nga 10-12 pacientë të ri të cilët paraqiten për ta marr tretmanin adekuat për këtë sëmundje. 8:43 Sa i përket situatës momentale me Covid dhe lidhshmërisë së situatës me pacientët tonë ne kemi punuar në vazhdimësi, nuk kemi pasur ndonjë ndërprerje sepse sëmundjet malinje janë sëmundje shumë të prekshme si emocionale ashtu dhe familjare dhe këto pacientë janë shumë më të kujdesshëm se sa pacientët tjerë që janë me sëmundje të tjera”- pohpo Ilir Ismaili, Klinika e Onkologjisë në Shkup.

Advertisement

Kanceri i gjirit më shpesh paraqitet tek gratë por nga kjo sëmundje nuk përjashtohen as burrat. Kanceri i gjirit mund të paraqitet në çdo moshë, por shumica në moshën mbi 50 vjeçare. Në botë brenda vitit regjistrohen 2,3 milion raste të reja me kancer të gjirit ku 2% e rasteve janë meshkuj.

Rritet numri i të prekurve nga kanceri i gjirit në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy