Rritje e re drastike e çmimeve të prodhimeve ushqimore në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e produkteve elementare ushqimore vazhdojnë të rriten. Çmimi i vajit tani është 120 denarë, rritje ka te sheqeri, qumështi, por edhe te frutat e perimet. Çmimi për 1 kilogram speca është 300 denarë, domatet shiten për 120 denarë, trangujt dhe patatet prej 60 deri 80 denarë kurse limoni dhe portokajtë sillen prej 50 deri në 80 denarë. Nga Banka Popullore thonë se ndryshimi i çmimit është për shkak të zhvillimit të paparashikuar të pandemisë.

Dinamika e çmimeve kryesisht ka të bëjë me ndryshimin e madh të çmimeve të produkteve elementare në tregun ndërkombëtar, që është e theksuar për shkak të krizës shëndetësore- ekonomike dhe zhvillimin e paparashikuar të pandemisë. Lidhur me pritjet gjatë projeksioneve të fundit, për çmimet e importit, ato janë në rritje, për çka rreziqet rreth normës së projektuar të inflacionit për këtë vit, mund të themi se janë mesatarisht në rritje – njoftojnë nga Banka Popullore.

Sindikatat bëjnë thirrje për rritje urgjente të pagës minimale sepse me këtë trend, qytetarët mezi mbijetojnë.

Rol të madh ka rritja e inflacionit në vend, nëse e dimë që rritja e pagës minimale edhe krahas apeleve të LSDM-së do të jetë 1,7% prej prillit, kurse vetëm informacioni për inflacionin për muajin mars është 2%, shtrohet pyetja për nevojën e rritjes së pagave në përgjithësi – deklaroi Sllobodan Trendafilov- Lidhja e Sindikatave.

Advertisement

Enti Shtetëror i Statistikave nga fillimi i vitit 2021 ka regjistruar rritje të çmimeve të produkteve elementare ushqimore. Rritje më të madhe ka te vaji dhe yndyrat prej 3,5%, frutat për 2,1%, perimet për 0,4% dhe mishi për 0,2%.

Rritje e re drastike e çmimeve të prodhimeve ushqimore në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy