Rruga Veles-Gradsko nesër do të jetë e mbyllur për komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

“Nga data 30.5.2023 deri më 03.6.2023 në rrugën rajonale 1102, seksioni Veles – Gradsko, do të kryhen punime ndërtimore në periudhën prej orës 08:00-16:00, pra asfaltimi. Prandaj, gjatë asaj periudhe rruga do të mbyllet plotësisht për komunikacion”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalime kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Advertisement

Rruga Veles-Gradsko nesër do të jetë e mbyllur për komunikacion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy