Rryma e shtrenjtë rrezikon biznesin në Maqedoni, paralajmërohen largime nga puna

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtrenjtimet e mëdha të energjisë elektrike, së bashku me shtrenjtimin e derivateve të naftës dhe gazit paraqesin problemin madhor për afaristët dhe nuk ekziston kompani që nuk ballafaqohet me këtë problem të madh. Biznesi ankohet se rryma e shtrenjtë prej bile 350 euro për megavat orë për momentin, paqartësia se si do lëvizin më tej çmimet shkakton telashe të mëdha për punën e bizneseve. Pritet që në dy javët e ardhshme të diskutohet edhe gjetja e zgjidhjes për këto probleme të biznesit, për të tejkaluar krizën energjetike. Komisioni i afaristëve së bashku me përfaqësues qeveritar pritet të shqyrtojë propozimet dhe mundësitë që ka qeveria për t’i dalë në ndihmë biznesit.

“Në rast të mos intervenimit të ekzekutivit , më shumë biznese kanë paralajmëruar mbylljen e tyre, por shpresojmë se nuk do të ndodhë diç ka e tillë. Duhet të përsëris edhe një herë se në këtë odë ekonomike me 1000 për qind po trajtohet një çështje, ajo edhe çmimit të energjisë elektrike. Pra, nevojitet të ndihmohen bizneset për llogaritë e mëdha, me qëllim që të pengohet mbyllja e tyre dhe lëshimi i punëtorëve nga puna”, thotë numri një i Odës ekonomike, Branko Azeski.Për më tepër edhe paralajmërimet për ndërprerjen e gazit rus dhe dyfishimin e çmimit të rrymës, kanë shqetësuar edhe më shumë përfaqësuesit e biznesit.

TË RRITEN KAPACITETET VENDORE

Ndër të tjerash, masat që propozohen janë edhe rritje e prodhimit vendor të energjisë elektrike, apo të bëhet e mundur që në kuadër të Elektro Ekonomisë së Maqedonisë të aktivizohen të gjitha kapacitetet vendore , përfshirë edhe termocentralin në Negotinë, të shtyhen remontet në termocentralin e Manastirit si dhe të vihen në funksion të gjitha kapacitetet fotovoltaike apo të prodhimit të energjisë diellore, në favor të prodhimit të energjisë vendore me çmim më të ulët karshi energjisë së shtrenjtë nga importi. Në ndërkohë, qeveria në mbledhjen e së enjtes e ngarkoi Elektro Ekonominë e Maqedonisë , që të zbatojë procedurën për themelimin e shoqërive tregtare për kryerjen e veprimtarisë energjetike, prodhimin e energjisë termike, distribuim të energjisë termike dhe furnizim me energji termike për zonën e Qytetit të Shkupit.

Advertisement

VITIN E KALUAR, MBI 130 MILIONË EURO PËR KRIZËN

Në periudhën e kaluar për të përballuar krizën, në Elektro Ekonominë e Maqedonisë janë transferuar 171 milionë euro. Më së shumti para – rreth 72 milionë euro – i janë paguar TE-TO-s apo prodhuesit të ngrohjes dhe rrymës në Shkup. Nga tregu i lirë janë importuar rreth 127 gigavat, për të cilat janë paguar 34 milionë euro, ndërsa për Sistemit e transmetimit të rrymës apo “ MEPSO”, janë shpenzuar 12 milionë euro. Për Termocentralin e Negotinës, i cili rifilloi me punë pas 12 vitesh, janë shpenzuar 31 milionë euro për blerjen e mazutit naftës. Njëherësh, qeveria në fillim të krizës energjetike, uli TVSH-në e energjisë elektrike dhe subvencionoi 80 për qind të faturave të qytetarëve, sepse 80 për qind e çmimit të energjisë elektrike subvencionohet nga shteti, ndërsa pritet që këto masa të vazhdojnë deri në fundi i këtij viti. U intervenua edhe me blerjen e qymyrit nga Kosova dhe shtete të tjera për nevojat e termocentralit të Manastirit dhe Osllomesë në Kërçovë.

GAZI SI NISMË RAJONALE

Maqedonia e Veriut është përfshirë në Platformën e re Rajonale të Bashkimit Evropian për prokurimin e gazit, përmes së cilës do të zgjidhen nevojat rajonale për gazin dhe energjinë elektrike, infrastrukturën, çmimet, por edhe reduktimin e varësisë nga burimet ruse të energjisë. Ekspertët e energjetikës kanë ngritur alarmin, duke thënë se është e nevojshme që urgjentisht të merren masa për përballimin e krizës energjetike, të cilat do të zbusin problemet në dimrin e ardhshëm. Evropa përpunoi planin shtrëngues të krizës, ndërsa në Maqedoni autoritetet kanë bërë të ditur se do të marrin masa të reja për sezonin e ardhshëm të dimrit. Pritet që në periudhën e ardhshme që ekzekutivi të dalë me masa të reja , në prag të dimrit për të zbutur pasojat e krizës energjetike për amvisëritë dhe kompanitë.

Advertisement

ZEJTARËT ANKOHEN PËR RRYMËN E SHTRENJTË

Ndryshe, vitin e kaluar edhe Oda e zejtarëve kërkoi që bizneset e vogla apo dyqanet e zejtarëve që nuk posedojnë një kapacitet aq të madh që të mund të jenë harxhues të mëdhenj të energjisë elektrike, të mos paguajnë më energji elektrike më të shtrenjtë industriale. Nga oda kanë theksuar se bizneset e vogla apo dyqanet e zejtarëve nuk posedojnë një kapacitet aq të madh që të mund të jenë harxhues të mëdhenj të energjisë elektrike, andaj edhe kërkohet që këto biznese të vendosen nën një paragraf të veçantë që të mos paguajnë më energji elektrike më të shtrenjtë industriale. Mirëpo akoma nuk ka pasur përgjigje pozitive për kërkesat e tyre./Koha.mk/

Rryma e shtrenjtë rrezikon biznesin në Maqedoni, paralajmërohen largime nga puna shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy