Ruskovska do të ankohet në Këshillin e Prokurorëve për shkak të suspendimit të saj nga puna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ruskovska do të ankohet në Këshillin e Prokurorëve për shkak të suspendimit të saj nga puna

Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, e cila u suspendua nga pozita, do të ankohet në Këshillin e Prokurorëve, pasi që kryeprokurori Ljubomir Joveski mori vendim për suspendimin e përkohshëm nga pozita e saj, njofton “TV24”.

Vendimi i Joveskit vjen pasi ai paraprakisht ka shkruar një raport në të cilin janë gjetur parregullsi gjatë bastisjes që Ruskovska dhe prokuroret e kanë bërë në Drejtorinë e Policisë Financiare në korrik të këtij viti nën dyshimin se drejtori, Arafat Muaremi, ka fshehur gjëra në sirtar.

Sipas ligjit, me vendimin e Joveskit përcaktohet se cili prokuror do t’i marrë lëndët e Ruskovskës, ndërsa deri në zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Publike, me këtë prokurori do të udhëheq prokurori të cilin Ruskovska e caktoi për zëvendës./Telegrafi/


Suspendohet nga puna, prokurorja Vilma Ruskoska

Advertisement

Ruskovska do të ankohet në Këshillin e Prokurorëve për shkak të suspendimit të saj nga puna shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy