Ruskovska: Nëse gjithçka është bërë sipas ligjit, atëherë nuk e kuptoj panikun e Muaremit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ruskovska: Nëse gjithçka është bërë sipas ligjit, atëherë nuk e kuptoj panikun e Muaremit

Prokurorja Vilma Ruskovska sot ka sqaruar se ankesa kundër personit të parë të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, është dërguar të martën e kaluar, vetëm një ditë pasi prokurorët filluan bastisjen në institucionin shtetëror, shkruan “Deutsche Welle”.

Fakti që informatat ndahen me publikun një javë më vonë, sipas Ruskovskës, paraqet presion të drejtpërdrejtë në punën e tyre.

“Duke qenë se peticioni është dorëzuar të martën e kaluar te prokurori Joveski, deklaratën e sotme të tij tani në opinion e konsideroj si presion të drejtpërdrejtë mbi punën e prokurorisë dhe gjykatës”, thotë Ruskovska.

Ruskovska thotë se është habitur nga reagimi i Muaremit.

Advertisement

“Ne thjesht po kontrollojmë pretendimet në një raport dhe nuk ka asgjë personale në lidhje me të. Nëse gjithçka është bërë sipas ligjit, atëherë nuk e kuptoj panikun dhe presionin që po bëhet, po e përsëris, mbi prokurorinë dhe gjykatën”, thotë Ruskovska.

Muaremi, lidhur me bastisjen e Prokurorisë për Krim të Organizuar që e ka filluar më 18 korrik, sot deklaroi se ka të meta të theksuara në urdhrin e bastisjes dhe mënyrën e veprimit gjatë zbatimit të saj./Telegrafi/


Prokurori Joveski ka pranuar ankesën e Policisë Financiare kundrejt prokurores, Vilma Ruskoska

Advertisement

Ruskovska: Nëse gjithçka është bërë sipas ligjit, atëherë nuk e kuptoj panikun e Muaremit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy