Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Gjorgija Sajkoski thotë se nuk beson se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Nuk besoj se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e Gruevskit dhe këtë do ta tregojë koha. Ndoshta duhet ta pyesni për këtë, sepse nuk i di planet e tyre, planet e LSDM-BDI-së. Nga partia jonë nuk ka pasur asnjë të përfshirë në këtë ligj e as për shumë ligje të tjera që janë të dëmshme për shtetin tonë”, tha Sajkoski në “ClickPlus”.

Sajkoski thotë se nuk kanë komunikim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Parimi i fituesit me fitues është shkelur nga BDI, kur nuk u bë koalicion, sepse OBRM-PDUKM-ja ishte fituese, por ata nuk e respektuan atë parim dhe u imponua nga ata. Shpresoj se do ta zgjedhim koalicionin e ardhshëm”, ka shtuar Sajkoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sajkoski: Parimi i fituesit me fitues është shkelur nga BDI, OBRM-PDUKM do të zgjedh vetë partnerin e koalicionit shkruan Telegrafi.