OBRM-PDUKM: Së shpejti detajet e koalicionit me ASh-AAA-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski ka bërë të ditur se janë në komunikime me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për koalicion në zgjedhjet lokale.

Ka njoftuar se detajet do të kumtohen së shpejti.

“Sa i përket koalicionit me Aleancën dhe Alternativën shpresojmë se së shpejti do t’i kumtojmë detaje”, tha Misajllovski.

Paralajmëroi përfshirje edhe të partive më të vogla, ndërkaq shtoi se qëllimi është që OBRM-PDUKM-ja të ndihmojë aty ku i duhet ndihmë ASh-AAA-së, kurse këta të fundit të ndihmojnë në komunat ku i duhen vota OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

“Ky është qëllimi. Të shkojmë atje ku ne mund të ndihmojmë dhe ku munden ata të na ndihmojnë. Por nuk janë vetëm Aleanca dhe Alternativa. Në Koalicion do të bashkohen edhe parti të tjera. Ndoshta janë më të vogla, por do të marrin pjesë dhe do t’i ndihmojnë OBRM-PDUKM-së për këto zgjedhje”, tha Misajllovski.

Për kandidatin e Shkupit ende realizohen anketa, ndërkaq sot u publikuan emrat e grupit të dytë të kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM: Së shpejti detajet e koalicionit me ASh-AAA-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy