Bekim Sali nga koalicioni VLEN nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi se janë ndarë 47.5 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtimin e Spitalit të Kërçovës i cili me dekada është lënë i papërfunduar. Sipas Saliut, projekti parashikon ndërtimin e një spitali modern i cili do të ofrojë shërbime cilësore dhe të dinjitetshme për qytetarët e atij rajoni.

“Investimi prej 47.5 milionë euro në Kërçovë do të mundësojë ndërtimin e një qendre rajonale të standardeve evropiane, me infrastrukturë të re moderne, me pajisje mjekësore të fjalës së fundit dhe me kushte që frymëzojnë siguri e besim për pacientët dhe për personelin profesional.

Në këtë qendër shëndetësore do të gravitojnë qytetarë nga Kërçova, Makedonski Brod, Pllasnica, Zajazi, Vraneshtica, Demir Hisari e më gjerë, dhe për herë të parë pas shumë dekadash do të ndihen të barabartë, të përfaqësuar dhe të përkujdesur.

Spitali i Kërçovës nuk do të jetë më objekt i turpit dhe neglizhencës, por simbol i një epoke të re që po ndërtojmë së bashku”, deklaroi Bekim Sali, VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sali: 47.5 milionë euro për ndërtimin e Spitalit të Kërçovës appeared first on Telegrafi.