“Situata me infeksionet me COVID-19 është e qetë dhe tani për tani vendi është në zonë të gjelbër, por tani për tani nuk duhet të merren vendime të nxituara”, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali për “Radion Evropa e Lirë” i pyetur nëse do të hiqen certifikatat e vaksinimit kundër Covidit.

Në mbledhjen e sotme me Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive do të shqyrtohen propozimet e reja për masa në lidhje me të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 14-20 mars tregojnë një rritje të lehtë të numrit të pacientëve të rinj.

“Frika nga një valë e re ekziston gjithmonë dhe në të kaluarën është dëshmuar se rënia e numrit në asnjë vend nuk është garanci se nuk do të ketë valë të re” tha Sali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sali: Frika nga një valë e re ekziston gjithmonë shkruan Telegrafi.