Sali: Hapësirat e gjelbëra në Çair janë uzurpuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bekim Sali, kandidat për kryetar të Çairit, nga ASH-AAA, ka thënë se kur ta marrin udhëheqjen e kësaj komunë, do të rrisin sipërfaqen e hapësirave të gjelbra.

Në një intervistë për Alsat, ai deklaroi se deri tani këto hapësira që kanë qenë në këtë komunë, janë uzurpuar.

“Hapësirat e gjelbëra Çairi i ka pasur gjithmonë, por jemi dëshmitare se ndërvite këto hapësira tkurren dhe uzurpohen. Ne kemi premtuar para banorëve se do ta ndërpresim këtë dinamike, dhe do ta rrisim sipërfaqen e hapësirave të gjelbëra”, ka theksuar Sali.

Ndryshe, Bekim Sali nga ASH-AAA në raundin e dytë në Çair do të garojë me kryetarin aktual nga radhët e BDI-së, Visar Ganiu.

Advertisement

Sali: Hapësirat e gjelbëra në Çair janë uzurpuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy