Sali: Gjendja me pandeminë është e qëndrueshme, planifikojmë të trajtojmë pacientët që kanë tejkaluar virusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Derisa për çdo ditë marrin numër prej 80 deri në 90 raste të rasteve të reja, kovid-masat aktuale duhet të mbetën, edhe pse 99 për qind prej tyre janë shfuqizuar. Gjendja është e qëndrueshme, lineare”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali i cili tha se për momentin po planifikohet trajtimi i pacientëve që kanë tejkaluar Covid-19.

Ai theksoi se “si përgjegjës dhe politikanë dhe udhëheqës të institucioneve, edhe si qytetarë, duhet të kujdesemi në vendet që lëvizim, derisa kemi simptome me kohë të lajmërohemi, nëse kemi ndonjë test pozitivë ndaj Covid-19 të izolohemi kështu të mos ndihmojmë në përhapjen e infektimit”.

“Me momentin e heqjes së masave në lidhje me Covid-19 paralajmërova se periudha pas Kovid-19 është periudhë që është shumë e rëndësishme. Paralajmërova se Komisioni do të vazhdojë të punojë, ndoshta jo me të njëjtin ritëm, por me punë që do të nënkuptojë planifikim se si do të veprohet me pacientët që kanë tejkaluar Covid-19, nëse do të jetë objekt që do të trajtojë të gjitha komplikimet për pacientët kanë tejkaluar Covid-19 apo më shumë klinika të angazhuara rreth atyre pacientëve, si do t’i trajtojmë ata… Aktualisht po planifikojmë trajtimin e pacientëve që kanë tejkaluar Covid-19. Kjo që po bëjmë tani është një nga pikat që është shumë e rëndësishme. Diagnoza e hershme e komplikimeve është gjysma e mjekimi për terapi”, deklaroi Sali.

Advertisement

Ai shtoi se akoma nuk kanë vendosur nëse një klinik apo më shumë reparte në klinika të caktuara do të jenë përgjegjëse për trajtim të pacientëve që kanë tejkaluar Covid-19.

Sali: Gjendja me pandeminë është e qëndrueshme, planifikojmë të trajtojmë pacientët që kanë tejkaluar virusin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy