Samka Ibraimoski për akuzat për kërcënim të gjykatësve: Nuk e kam kërcënuar askënd, vetëm kam bërë një pyetje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samka Ibraimoski për akuzat për kërcënim të gjykatësve: Nuk e kam kërcënuar askënd, vetëm kam bërë një pyetje

“Unë personalisht nuk e kam kërcënuar as Ana Pavlova Danevën, as kryetarin e gjykatës”, tha ish-deputeti Samka Ibraimoski, të cilin dje në MPB e ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, për kërcënime ndaj gjyqtarëve kushtetues.

Ibraimovski sot në një paraqitje para mediave ka treguar se është thirrur në polici, por për një pyetje të bërë në rrjetin social Facebook dhe se nuk ka kërcënuar askënd.

“Unë kam bërë vetëm një pyetje – po sikur të ndodhin vrasje? E kam përcjellë zërin e popullit, ata që më kanë shkruar mua në inbox se: “Do të marr armën” dhe “Do të rrah dikë”. Kjo është pyetja ime, kush do të jetë përgjegjës për vrasjet nëse ndodhin, nuk kam pasur ndonjë kërcënim të veçantë ndaj gjyqtarëve. Unë personalisht nuk e kam kërcënuar as Ana Pavlova Danevën, as kryetarin e gjykatës. Kryetari i gjykatës votoi në përbërjen e parë, kur vendosi për këtë ligj. Tani në rivotimin e dytë ai votoi kundër vendimit të tij të pavarur. Nëse diçka nuk është në rregull dhe nëse ka indikacione, duhet të merret prokurori publik sepse ky ligj është shpëtim për popullin që një vit nuk respektohet dhe ka aktgjykime të formës së prerë që nuk respektohen nga përmbaruesit. Kjo është një lojë e madhe mes ekzekutorëve, oligarkëve, gjykatësve”, theksoi Ibraimoski.

Advertisement
Lexo po ashtu
Kostadinovski raporton në polici kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Në konferencën për media, Samka Ibraimoski iu referua veprimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ditë më parë ka iniciuar procedurë të re për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie detyrimore.

Advertisement

Sipas Ibraimovskit, problemi dhe pyetja kryesore që duhet ta bëjë opinioni është se si është e mundur që Gjykata Kushtetuese të refuzojë një iniciativë për shqyrtimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe pastaj të rishqyrtojë vendimin e saj me të njëjtën iniciativë.

The post Samka Ibraimoski për akuzat për kërcënim të gjykatësve: Nuk e kam kërcënuar askënd, vetëm kam bërë një pyetje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy