Samka Ibraimovski paralajmëron dorëheqje nga funksioni i zv.drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë për emancipim të plotë të romëve, Samka Ibraimovski sot ka paralajmëruar dorëheqjen nga funksioni i zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtje dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë” duke sqaruar këtë vendim me pretendimin se si parti nuk u janë plotësuar premtimet për pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore të kësaj partie të mbajtur në Tetovë.

“Nesër do të dorëzoj dorëheqjen për faktin se nuk janë realizuar premtimet që do t’i realizoheshin partisë sonë politike. Vendimi i dytë është i gjithi unanimisht me kërkesën e disa partive politike rome që nesër të kemi takim lidershipi me të gjitha partitë rome – të miratojmë një platformë rome ku do të garojmë së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe u miratua unanimisht. E treta është që të qëndrojmë në koalicion me LSDM-në deri në takimin me kryeministrin e ri Kovaçevski, për të parë se çfarë mendimi ka ai në pjesën e koalicionit tonë, gjegjësisht nëse do të ketë copë tortë nga ajo që është premtuar t’i jepet PCER-it”, tha Ibraimovski pas takimit.

Ibraimovski thotë se do të kërkojë nga mandatari i ri Kovaçevski një pjesëmarrje tjetër në institucione.

Advertisement

Samka Ibraimovski paralajmëron dorëheqje nga funksioni i zv.drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy