Sanksionohen 96 shoferë në Shkup, 48 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (02.05.2022) ka vazhduar me kontrollet në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 masa, nga të cilat 48 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, tri masa për drejtim të automjetit me ndikimi i alkoolit.

“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Sanksionohen 96 shoferë në Shkup, 48 për vozitje të shpejtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy