Sot është mbajtur takimi i fundit në mes të Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për harmonizimin e pagave në arsim.

Në takim u konstatua se të dyja palët e mosmarrëveshjes kolektive kontestuese kanë nevojë për një periudhë më të gjatë prej 10 ditësh duke qenë se negociatat ishin në rritje.

“Në takimin e sotëm, të dyja palët përcaktuan përmbajtjen e rekomandimit sipas të cilit është paraparë të përcaktohet përqindja e harmonizimit të pagave në 10 ditët shtesë, si dhe përcaktimi i afateve për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm”, thuhet në deklaratën e SASHK.

“Përmbajtja e rekomandimit është duke u përcaktuar për të mos filluar sërish negociatat e mëtutjeshme, por prej nga është arritur marrëveshja”, shtuan ata./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SASHK dhe MASH nuk arritën marrëveshje, negociatat vazhdojnë edhe për dhjetë ditë shkruan Telegrafi.