Dita e dytë e grevës së përgjithshme në shkolla dhe çerdhe ka kaluar pa takim mes SASHK-ut dhe zyrtarëve të qeverisë. Sipas njoftimeve nga të dyja palët, këto ditë do të ketë një takim të ri në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e Sindikatës.

SASHK nuk tërhiqet nga kërkesa për rritje të pagave të punëtorëve në aktivitetet e arsimore dhe mbrojtjes së fëmijëve, menjëherë, për 18.4 për qind, në përputhje me rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë nga ky muaj dhe më tej të jetë baza me të cilën do të shumëzohen koeficientët e kompleksitetit të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dje ka deklaruar se presin nga Qeveria ftesë për takim pune në të cilin do të paraqesin sërish argumentet e tyre për vlefshmërinë e kërkesave të tyre. Ai shpreson se ministritë resor apo Qeveria do të dalin me një propozim konkret për rritjen e pagave që do të jetë e pranueshme për shumicën e anëtarëve të saj.

“Kjo do të merrte vendim për përfundimin sa më të shpejtë të grevës dhe vazhdimin e rrjedhës normale të procesit edukativo-arsimor”, shkruan Nedelkov në Facebook, i cili gjatë ditës së dytë të grevës ka njoftuar se nuk janë regjistruar probleme serioze apo presione ndaj grevistëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, tha se janë të hapur për një dialog për rritjen e pagave që nuk do të kushtëzohet me greva dhe pakënaqësi.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se inkurajon sindikatat që të vazhdojnë dialogun për një zgjidhje të qëndrueshme përmes një modeli të krijuar bashkërisht për rritjen e pagave./Telegrafi/

The post SASHK kërkon zgjidhje të pranueshme për pagat, Qeveria e hapur për dialog pa kushtëzime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";