Nedellkov: Greva e SASHK fillon nesër, do të zgjasë derisa të gjendet zgjidhje e pranueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Greva e SASHK-ut fillon nesër, do të zhvillohet në të gjitha institucionet në nivel kombëtar në veprimtaritë e mbrojtjes fëmijërore – kopshte, në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në konviktet e nxënësve dhe studentëve dhe institucionet e arsimit të lartë të cilët përmes rrugës së solidaritetit do të përfshihen në grevë. Greva do të zhvillohet duke mos i kryer detyrat e punës në vendin e punës dhe do të zgjasë derisa nuk gjendet zgjidhje adekuate e pranueshme për të dyja palët.

Siç informon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASH), Jakim Nedellkov në konferencën e sotme për media, ata që në mënyrë solidare do të përfshihen në grevë tashmë kanë nënshkruar kërkesë për t’iu bashkëngjitur grevës për çka janë njoftuar edhe punëdhënësit.

“Fatkeqësisht deri më sot nuk kemi pasur rezultate pozitive sa i përket kërkesave tona. Duke qenë se vendimi për grevë është marrë nga shumicë dërrmuese e anëtarëve tanë, është e pashmangshme që greva të fillojë nesër, siç është paralajmëruar. Greva do të zhvillohet me moskryerje të detyrave të punës në vendin e punës, gjegjësisht grevistët do të vendosen në hapësira për çka do të merren vesh bashkërisht me drejtorët e institucioneve dhe nuk do të kryejnë aktivitetet e tyre edukative – arsimore. I bëj thirrje Qeverisë që sa më parë të na thërrasë për bisedime dhe sa më shpejt të gjejmë një zgjidhje të pranueshme reciproke dhe të fillojmë mësimin e rregullt. Përndryshe, e gjithë përgjegjësia se pse nxënësit nuk e kanë të drejtën elementare të garantuar për arsim do të bien mbi ministritë dikasteriale dhe Qeverinë”, tha Nedellkov.

Ai theksoi se SASHK-u nuk do t’i mbyllë shkollat dhe kopshtet, por nuk do të zhvillojë veprimtari edukative – arsimore dhe të kujdesit dhe do të jetë në grevë, ndërsa përgjegjësinë për sigurimin e kushteve minimale për funksionimin e institucioneve, si dhe për pranimin e fëmijëve, siç tha, do ta kanë drejtorët.

Advertisement

Informoi se gjatë periudhës së fundit janë shpeshtuar presionet, më së shumti ndaj të punësuarve në kopshtet e fëmijëve, të cilët, siç theksoi, në baza të ndryshme detyrohen që nesër të jenë në vendet e tyre të punës dhe të funksionojnë dhe punojnë sikur të mos ketë grevë.

Përfaqësuesi juridik i SASHK, avokatja Verica Arsova sqaroi se do të ngrihen kallëzime penale për të gjithë ata që do ta pengojnë grevën.

“Duam t’u theksojmë drejtorëve të shkollave që të mos luajnë me grevistët. Nëse ndonjë nga drejtorët e shkollave apo personat e jashtëm tenton të pengojë grevën kundër tyre, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale te prokuroritë themelore publike sipas nenit 156 të Kodit Penal, sipas të cilit pengimi i të drejtës së grevës dënohet me gjobë në të holla ose një vit burgim”, tha Arsova.

Për punësimin eventual të punonjësve të përkohshëm të cilët do t’i zëvendësojnë ata që do të grevojnë, që është rregulluar me Ligjin e miratuar në vitin 2014, Nedellkov tha se Organizata Ndërkombëtare e Punës ka kërkuar nga Qeveria në vitin 2017, 2018 dhe 2022 ta heqin këtë vendim ligjor dhe ka shtuar se këto dispozita janë pengesë serioze për të drejtën e grevës.

Advertisement

Theksoi se nuk mund të parashohë se deri kur do të zgjasë greva dhe kur eventualisht Këshilli i SASHK do të vendosë për ndërprerje të grevës ose për eventualisht të pushimit të saj.

SASHK për nesër paralajmëroi grevë të përgjithshme, sepse në takimet e javës së kaluar me Qeverinë nuk u morën vesh për përmbushjen e kërkesave për rritje të pagave në sektorin e arsimit për 18,4 për qind. Kjo kërkesë është me qëllim të harmonizimit me rritjen e pagës minimale në shtet prej 15.199 në 18.000 denarë që tashmë hyri në fuqi.

 

Nedellkov: Greva e SASHK fillon nesër, do të zgjasë derisa të gjendet zgjidhje e pranueshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy