Nedellkov: SASHK kërkon harmonizimin e pagave në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për një kohë të gjatë kërkon harmonizimin e pagave pas marrëveshjes kolektive për pagën minimale në nivel kombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov për “Fakulteti.mk” paralajmëroi grevë nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët me marrëveshjen për Arsim dhe Shkencë.

“E kemi tekstin e marrëveshjes kolektive të përgatitur nga grupet punuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe SASHK-ut. Ajo që ne kërkojmë për respektimin e pagës minimale prej 18 mijë me kontrata kolektive, do të inkorporohet në kontratat kolektive, ku bazë për llogaritjen e pagës do të jetë paga minimale në nivel kombëtar. Duke pasur parasysh se paga minimale do të jetë 18.000 denarë, atëherë baza do të jetë 18.000 denarë, e cila do të shumëzohet me koeficientin përkatës të kompleksitetit në vendin e punës”, tha Nedellkov.

Ai thotë se ky model i krahasimit të pagave po zbatohet në kulturë, ndërsa shpreson se do të zbatohet edhe në arsim dhe në aktivitet për mbrojtje të fëmijëve./Telegrafi/

Advertisement

Nedellkov: SASHK kërkon harmonizimin e pagave në arsim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy