Nedellkov kërkon që K-15 tu paguhet edhe punonjësve në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jakim Nedellkov, Kryetari i SASHK-ut, theksoi pakënaqësinë e tij në lidhje me vendimin e shtetit me rebalancin e buxhetit që këtë vit të paguaj K-15 vetë administratës publike, ndërsa jo punonjësve të tjerë të sektorit publik siç është arsimi, shëndetësia, policia dhe mbrojtja.

“Ne nuk kemi asgjë kundër administratës publike, por tani rezulton se shteti për disa është nënë, për disa njerk. Këta janë sektorë shumë të rëndësishëm që financohen nga buxheti qendror dhe çështje të tilla duhet të rregullohen me një marrëveshje kolektive.

Rezulton se ne nuk jemi punëtorë të rëndësishëm dhe se kemi paga të larta. Tani anëtarët tanë janë të zhgënjyer”, tha Nedellkov gjatë konferencës për shtyp të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL).

Drejtuesi i SASHK tha se sindikata në këtë drejtim kërkoi nënshkrimin e një marrëveshje të re të përgjithshme kolektive, por nuk gjeti mirëkuptim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Advertisement

Në ndërkohë, KSL u përjashtua nga Këshilli Ekonomik dhe Social si një sindikatë jo-përfaqësuese./Telegrafi/

Nedellkov kërkon që K-15 tu paguhet edhe punonjësve në arsim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy