Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi shpëtojnë nga burgu në rastin “Titanik 2”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë akuzën ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, bazuar në ndryshimet në Kodin Penal.

Me vendim të Gjykatës së Apelit, të akuzuarit e tjerë në rastin “Titanik 2”, përfshirë edhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, dhe ish-anëtarët e Komisionit Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkoski, iu zëvendësuan dënimet nga burg efektiv, në burg me kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjykata e Apelit në Shkup, në interes të opinionit dhe mediave informon se duke vepruar në lëndën penale KOKZH-43/23, e njohur në opinion si “Titanik 2”, pas seancës publike të mbajtur më 15 shtator 2023, dhe pas konsultimit dhe votimit më 29.09.2023, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin pranohen pjesërisht ankesat e të akuzuarit M.Th, B.I, V.S, S.S dhe ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup në pjesën e vendimit për sanksionin penal”.

“Në të njëjtën kohë, sipas paragrafit II të dënimit, me rastin e ankesave të të akuzuarit S.M dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup e ndryshoi në pjesën kundër të akuzuarit S.M, duke marrë vendim rrëzimin e akuzës, në përputhje me nenin 402 pika 6 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Advertisement

Më tej shtojnë se vendimi i marrë në këtë mënyrë publikohet i plotë në ueb faqen e gjykatës./Telegrafi/

Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi shpëtojnë nga burgu në rastin “Titanik 2” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy