
Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në burgun e Strugës është punësuar si “shofer për nevojat e burgut.
Tashmë 11 muaj Mijallkov është i burgosur në Strugë. Ai vjet në gusht filloi ta mbajë dënimin me burg prej tre vjetësh për rastin “Perandoria”.
“Sasho Mijallkov ende e mban dënimin me burg në institucionin në fjalë, por i njëjti nuk është angazhuar si i punësuar jashtë institucionit, por është angazhuar nga ana e institucioni ndëshkues-korrigjues për nevojat e saj si shofer, detyrë pune e cila edhe në shtëpitë tjera ndëshkuese-korrigjuese varet nga nevojat, mund t’u ndahet personave të dënuar të cilët kanë trajtim të hapur në procesin e risocializimit”, thanë për IRL nga Burgu i Strugës.
The post Sasho Mijallkov është bërë shofer i burgut të Strugës appeared first on Telegrafi.