Schallenberg: BE duhet të kthej besueshmërinë duke zgjidhur çështjen e negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në muajt e fundit është bërë përparim thelbësor dhe tani është koha për të kaluar në fazën tjetër të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, këto çështje BE-ja duhet ti adresojë për të rikthyer besueshmërinë e saj”, tha për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, ministri i Jashtëm austriak Aleksander Schallenberg.

Schallenberg i pyetur për pritshmëritë e tij për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në qershor, tha se këto çështje janë bilaterale dhe duhet zgjidhur ndërmjet vendeve.

“Çështjet dypalëshe dhe zgjerimi nuk duhet të ngatërrohen. Dhe të mos harrojmë idenë themeluese të BE-së: ta kapërcejmë luftën dhe të krijojmë prosperitet përmes bashkëpunimit, pra nuk na duhet zvarritje më tepër, tha Schallenberg, i cili mbërrin sot në Maqedoninë e Veriut në Ditën e Evropës.

Lidhur me kuadrin e negociatave dhe çfarë do të përmbajë ai, Schallenberg theksoi se duke qenë se çështjet dypalëshe nuk janë pjesë e legjislacionit të BE-së, është e vështirë të përfshihen referenca të tilla.

Advertisement

Ai shtoi se zgjerimi nuk duhet të jetë proces ilegalist, por instrument gjeostrategjik.

“Për momentin, ne kemi një qasje burokratike ndaj procesit të zgjerimit, e cila nuk na ka çuar në përparim të rëndësishëm në vitet e fundit. Nuk ka vakum në politikën botërore, qoftë modeli europian apo ndonjë model tjetër”, tha Schallenberg.

Schallenberg: BE duhet të kthej besueshmërinë duke zgjidhur çështjen e negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy